Site icon PORTALB

Reformat në media vazhdojnë, ritmi dhe kualiteti ndryshojnë nga sektori në sektor

Reformat në fushën e mediave rrjedhin, por me ritëm dhe kualitet të ndryshëm në sektorë të ndryshëm, u theksua në prezantimin e sotëm të raportit të dytë periodik në korniza të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizon Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis”, Qendra për promovim të vlerave qytetare “Agora” dhe Platforma për Gazetari hulumtuese dhe Analiza, me mbështetje financiare të Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni.

Ky raport, i cili ka të bëjë me periudhën e parë prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit 2017 të katër shtyllave të reformave urgjente prioritare që i ka konstatuar këto katër gjetje kyçe: reformat në transmetuesin publik – kanë filluar, por nuk janë realizuar, reklamat qeveritare – pjesërisht është realizuar, qasja deri te informatat me karakter publik – pjesërisht e realizuar, dhe shpifja dhe ofendimi – plotësisht e parealizuar.

Raportin e kanë prezantuar Filip Stojanovski, drejtor programi në “Metamorfozis”, për metodologjinë ka folur Fisnik Shabani nga “Agora”, ndërkaq Kristina Ozimec nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, nga këndi gazetaresk i ka paraqitur ndyrhsimet dhe problemet në punën e gazetarëve dhe mënyrën e tejkalimit të të njëjtave.

Оbesrvatori për reforma mediatike do të vazhdojë me ndjekjen e realizimit të Reformave urgjente prioritare edhe në periudhën e ardhshme, duke i prezantuar rezultatet në formë të raporteve periodike, lajmeve dhe storjeve hulumtuese, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në proceset demokratike. Të gjitha rezultatet nga ndjekja e realizimit të reformave gjenden në ueb-faqen MediaObservatorium.mk në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Exit mobile version