Site icon PORTALB

Kryeministri Zaev i përshëndeti dorëheqjet e anëtarëve të Antikorrupsionit

Kryeministri, Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev e përshëndeti vendimin e një pjese të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që dhanë dorëheqje, transmeton Portalb.mk.

“Mund t’i lirojmë institucionet nëse jemi transparentë, të përgjegjshëm dhe nëse marrim përgjegjësi. Jam i bindur se Maqedonisë i duhet Komision serioz të Antikorrupsionit që do të bazohet në të gjitha praktikat e nevojshme ndërkombëtare dhe do të jetë syri i zgjuar në ndjekjen e pushtetit ekzekutiv dhe në gjithçka që prek paratë e qytetarëve”, tha Zaev.

Sipas tij, Maqedonisë i duhet institucion që do të jetë shembull dhe që do të jetë një ndër korrigjuesit më të mëdhenj të mangësive në drejtim të përcaktimit gjithëpërfshirës për luftë kundër korrupsionit.

Në raportin janë theksuar dyshime për pagesën e harxhimeve rrugore dhe harxhimin e parave të buxhetit.

Për raportin e revizorëve për Antikorrupsionin, hetim hapi edhe Prokuroria Publike, ndërsa shumica parlamentare i fton anëtarët që të japin dorëheqje ose do të iniciohet shkarkimi i tyre në Kuvend.

http://portalb.mk/509361-a-do-te-jepni-pergjigje-pergjigjet-anetarja-shqiptare-e-antikorrupsionit-farie-aliu/

Exit mobile version