Rreth 440.000 amvisëri dhe ndërmarrje nga Virxhinia deri në Masuçusets ende janë pa energji elektrike pas stuhisë së fortë e cila javën e kaluar e kaploi Bregdetin Lindor në SHBA.
Në shtetin Nju – Jork pa ujë janë 123.000 konsumatorë, në Pensilvani 114.000 dhe 72.000 në Nju-Xhersi.
Rrymë nuk kanë edhe rreth 70.000 konsumatorë në pjesën jugore të Anglisë së Re.
Ekipet e elektrodistribuimit punojnë pa ndërprerje me qëllim që në zonat e prekura përsëri të vendoset furnizim me energji elektrike.
Mediat amerikane përkujtojnë se gjatë sulmit më të fortë të stuhisë pa rrymë kanë mbetur më shumë e dy milionë amvisëri dhe firma.
Në këtë rajon nga nesër pritet sërish mot i keq me stuhi dhe edhe me më shumë reshje të borës.