Site icon PORTALB

Mendy kthehet në stërvitje pas gjashtë muajve, Sterling rikthehet gjithashtu nga lëndimi

Manchester City ka marr lajme të mira gjatë ditës së sotme (e hënë) pasi në stërvitje janë kthyer dy lojtarë: mbrojtësi Benjamin Mendy dhe sulmuesi anësor, Raheem Sterling.

Mendy është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij te Manchester Cityt.

Rikthimi i mbrojtësit francez vjen pas gjashtë muajve jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamentit krucial të këmbës, transmeton Telegrafi.

 Mbrojtësi i majtë francez bëri një fillim impresiv me jetën e tij në Etihad Stadium, pas transferimit të tij shumë të përfolur prej 52 milionë funteve nga Monaco.

Megjithatë, 23-vjeçari pësoi një lëndim serioz gjatë një dueli me Andro Toëstend në fitoren 5-0 të Cityt ndaj Crystal Palace në shtator.

Exit mobile version