Site icon PORTALB

Evakuim në një kolegj në SHBA

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kolegji Jutika në shtetin federal amerikan Nju-Jork është bllokuar “për shkak të një kërcënimi real”.

Udhëheqësia e kolegjit kumtoi se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se nuk ka informacione për viktima eventuale, por policia urdhëroi evakuim të kolegjit dhe të kampusit.

“Nëse  jeni të strehuar, do të evakuoheni dhe dërgoheni në lokacione të sigurta”, bëri të ditur udhëheqësia e kolegjit në Tuiter.

Televizioni “Ej-Bi-Si njuz” bëri të ditur se kolegji është bllokuar pas dy thirrjeve telefonike, me ç’rast janë adresuar kërcënime për ” ndërmarrjen e aksioneve të caktuara” në “Qendrën shkencore Gordon” në Kolegjin Jutika. 

Exit mobile version