Site icon PORTALB

Rusia propozon që Tillerson dhe Lavrov të takohen këtë javë në Afrikë

Sergei Lavrov dhe Rex Tillerson

Sergei Lavrov dhe Rex Tillerson

Rusia ka propozuar që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë kësaj jave në Etiopi. Të dy diplomatët kanë planikuar udhëtime në Afrikë, transmeton REL. 

Duke folur më 5 mars, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se dy shtetet është e “nevojshme”, që të bisedojnë për një sërë çështjesh.

Raportet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të tensionuara që prej vitit 2014, kur Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Moskën po ashtu për pjesëmarrje në vdekjet “brutale” të civilëve në Goutan Lindore të Sirisë. Më 4 mars, SHBA ka thënë se avionët rusë kanë bombarduar Goutan, enklavë që është nën kontrollin e rebelëve, pavarësisht një armëpushimi të shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Rybakov tha se vlerësimi i SHBA-së për situatën në Goutan Lindore “nuk përkojnë me realitetin”.

Exit mobile version