Tetë persona janë arrestuar në bastisjet e kryera nga policia e Belgjikës në kuadër të luftës kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Prokurorisë Federale të Belgjikës, bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në Molenbeek dhe dy qyteza të rajonit Flaman, rajone këto në të cilat janë gjendur shumica e autorëve të sulmit në Paris më nëntor të vitit 2015.
Njoftohet se gjykatësi i cili merret me çështjen e luftës kundër terrorizmit ka lëshuar kërkesë për bastisje dhe shtohet se bastisjet janë të pavarura nga sulmi në vitit 2015 në Paris dhe sulmi i 22 marsit të vitit 2016 në Bruksel.
Në deklaratë më tej thuhet që gjatë operacionit policor nuk është gjetur asnjë lloj arme apo shpërthyesi dhe se 8 të dyshuarit sot do të nxirren para gjykatësit.
Nga ana tjetër, gazeta belge “Derniere Heure” pretendoi që personat në paraburgim janë arrestuar nën dyshimin se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist.