Site icon PORTALB

Anketë – Udhëheqin VMRO dhe BDI

Anketë - BDI mbetet e para

Në anketën e agjencisë “Rejting” për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, del në pah se 67 për qind prej qytetarëve besojnë se Maqedonia shkon në kahje të gabuar, përderisa 29 për qind mendojnë se po shkojmë drejt rrugës së duhur. Anketa është realizuar nga 2 maj deri më 8 maj. 

Sipas hulumtimit, VMRO-DPMNE ka rejting prej 22,1%, përderisa LSDM ka 18,6%. 

Në bllokun politik shqiptar BDI vazhdon të mbetet stabile në rejtingun e saj dhe tani ka 7.4 për qind, kurse partia e Thaçit ka  4,4% rejting. RDK e Rufi Osmanit ka rejting prej 2 përqindësh. /Portalb

Exit mobile version