Site icon PORTALB

Në një shtëpi të pabanuar në Haraçinë janë gjetur nëntë granata minahedhëse

Nëntë granata minahedhëse janë gjetur dje pasdite në oborrin e një shtëpie të pabanuar, kumtojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Rastin në polici e ka paraqitur një shkupjan, pas së cilës ka intervenuar ekipi Sektori për Tregti të Palejuar dhe Antiterrorizëm. Policia po kryen hetim për rastin.

Foto ilustrim, granata minahedhëse
Exit mobile version