Site icon PORTALB

Mickoski: e ndjej se së shpejti do të kthehemi në Kuvend

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

“Ndjej se së shpejti këto llogaritje do të tejkalohen dhe VMRO-DPMNE-ja do të mund të kthehet e tërësishme në Kuvend dhe të jetë e përkushtuar në punën e Kuvendit”, kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimi me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev që u mbajt sot në Qeverinë e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

I pyetur se nëse ndjenjat e tija bazohen në fakte apo në premtimet e dhëna nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Mickoski tha se “Ndjenjat e mija bazohen në argumente, në fakte, dhe jo vetëm ashtu”.

Megjithatë ai tha se VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin që të mos kthehet në Kuvend, pasi që “në bazë të përllogaritjeve të bëra, ata nuk mund të jenë komplet dhe aktiv në Kuvend”.

Exit mobile version