Site icon PORTALB

Gazë, avionët izraelite hedhin herbicide në fusha bujqësore

Ilustrim

Forcat izraelite sot hodhën herbicide në fushat bujqësore palestineze përgjatë Rripit kufitar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hedhja e kimikateve ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pronën”, tha për AA, Nizar al-Wahedi, zyrtar i Ministrisë palestineze të Bujqësisë.

Duke theksuar se Izraeli nuk ka të drejtë të hedhë herbicide në fushat bujqësore palestineze, Al Wahedi, tha se Ministria palestineze e Bujqësisë ende nuk e ka të njohur përbërjen e kimitatit të cilin avionët izraelitë sot në mëngjes e kanë hedhur mbi fushat.

Nga ana tjetër, organizata joqeveritare izraelite Gisha lajmëron se qëllimi i shpërndarjes së herbicideve përgjatë kufirit me Gazën është bërë me qëllim të shkatërrimit të barit të panevojshëm dhe barërat e këqija në atë rajon.

Së paku 44.000 palestinezë merren me bujqësi, që është rreth 11 për qind nga fuqia e përgjithshme e punës në këtë rajon.

Izraeli nga viti 2007 nën bllokadë të plotë mban Rripin e Gazës në Palestinë.

Exit mobile version