Site icon PORTALB

Afganistan, vriten 13 anëtarë të DEASH-it

Afganistan

Afganistan

Në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH në qarkun Derzab të provincës veriore të Afganistanit, Jowzjan, janë vrarë 13 anëtarë të kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Guvernatorit të Jowzjan, Muhammed Riza Gafuri, në deklaratën për AA njoftoi se, forcat e sigurisë kanë filluar operacion kundrejt DEASH-it në disa rajone të Derzab.

Ai theksoi se në operacion janë vrarë 13 anëtarë të DEASH-it prej tyre 2 udhëheqës të rajonit, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Gafuri, shtoi se gjatë përleshjeve ka humbur jetën një roje, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Exit mobile version