Site icon PORTALB

Neymar, përfitime marramendëse nga sponsori

Neymar

Neymar

Kontratat me sponsorët janë kthyer në një burim të mirë të ardhurash për futbollistët. Kjo ka ndodhur edhe me Neymar dhe kontratën e nënshkruar me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, Nike për periudhën 2011-2022.

Portali UOL Esporte zbulon detajet e kësaj kontrate, sipas së cilës shifra e përfituar nga 26 vjeçari është përcaktuar nga një sërë faktoresh dhe objektivash. Faktori kryesor që përcakton shifrën e përfitimit të Neymar nga kontrata me Nike është kategoria e ekipit ku militon ai. Kontrata i ndan klubet në 4 kategori A,B,C dhe D. Nëse Neymar luan në ekip të kategorisë A atëherë ai përfiton 811 310 Euro. Nëse ai është pjesë e një klubi të Kategorisë B merr 50% të kësaj shifre, në rast aktivizimi në klub të kategorisë C vlera e përfitimit të tij është sa 1/4 e shumës së kategorisë A. Ai nuk përfiton asgjë nëse është pjesë e një klubi të kategorisë D, transmeton TCH.

Në aspektin individual, nëse fiton Kupën e Botës, Neymar do përfitojë 40 565 Euro, ndërsa si finalist siguron 24 339 Euro. Nëse shpallet golashënuesi ose lojtari më i mirë i Botërorit, atëherë Neymar do të fitojë 162 262 Euro për secilën prej këtyre 2 objektivave. E njëjta gjë ndodh me Lojërat Olimpike, Neymar merr 16 226 Euro për medaljen e artë, 81 131 Euro si golashënuesi më i mirë dhe 121 696 si lojtari më i mirë.

Por trofeu që do t’i mundësojë atij më shumë të ardhura është ‘Topi i Artë’. Nëse braziliani do ta fitojë atë do të sigurojë 811 310 Euro. Kjo shifër do të shkojë në 3 245 240 Euro nëse e bën të tijin këtë trofë 4 herë.

Exit mobile version