Site icon PORTALB

Greqia drejt luftës civile

Greqia, nëse nuk pajtohet të çojë deri në fund obligimet e imponuara nga ana e Bashkimit Evropian (BE) në këmbim të pakosë së ndihmave në vlerë prej 130 miliardë euro, do të detyrohet ta braktisë eurozonën

Greqia, nëse nuk pajtohet të çojë deri në fund obligimet e imponuara nga ana e Bashkimit Evropian (BE) në këmbim të pakosë së ndihmave në vlerë prej 130 miliardë euro, do të detyrohet ta braktisë eurozonën

Greqia, nëse nuk pajtohet të çojë deri në fund obligimet e imponuara nga ana e Bashkimit Evropian (BE) në këmbim të pakosë së ndihmave në vlerë prej 130 miliardë euro, do të detyrohet ta braktisë eurozonën, paralajmëroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gjithnjë e më të zëshme janë supozimet se Greqia me të vërtetë do të mund ta lëshojë eurozonën nëse situata në vend drastikisht ndryshon. Greqia do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare pasi nuk u arrit marrëveshje për formimin e Qeverisë së re, 9 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat nuk kishte fitues absolut, me çka thellohet kriza politike në vend

Presidenti i vendit Karolos Papulas ka vetëm edhe një opsion, e ai është themelimi i Qeverisë teknokrate, por sipas disponimit të liderëve partiakë, edhe ky opsion është vështirë i realizueshëm.

Ministri grek i Policisë në largim Mihalis Krisohodis pohon se nëse Greqia përjashtohet nga eurozona, do të gjendet në prag të luftës civile.

“Nëse Greqia nuk arrin t’i përmbush obligimet e saj dhe t’i paguajë borxhet, situata do të bëhet e padurueshme. Do të mbizotërojnë bandat e armatosuara me kallashnjikov, ndërsa do të fitojë ai që ka më shumë armë”, deklaroi Krisohoidis për radiostacionin lokal. /portalb/

Exit mobile version