Site icon PORTALB

BE e vendosut t’i përgjigjet Trump-it për tarifat në metale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se do të përgjigjen me vendosshmëri në qoftë se presidenti amerikan Donald Trump vendosë të vazhdoj me planin e tij lidhur me detyrat globale sa i përket metaleve.

Udhëheqës të tregtisë në BE janë duke konsideruar 25% tarifa për importe nga Amerika në vlere prej rreth 3.5 miliardë dollarësh.

Drejtori i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo, ka thënë se një luftë në tregti nuk është në interesin e askujt.

Kjo deklaratë vjen pasi Trump kishte postuar një shkrim në Twitter ku kishte thënë se “lufta në tregti është e mirë”.

Deklarata e Trump se po planifikon të vë tarifë prej 25% në importet e metalit dhe 10% për alumin, nuk është pritur mirë nga akterë të ndryshëm ndërkombëtar.

Exit mobile version