Site icon PORTALB

Miratohen 5,7 miliardë euro ndihmë ekonomike për Greqinë

Ilustrim

Greqia sot raportoi se ka marrë miratimin nga kreditorët ndërkombëtarë për marrjen e një kësti të ri prej 5,7 miliardë eurosh në kuadër të programit i cili formalisht do të përfundojë në gusht.

Transferimi i 5,7 miliardë eurove do të bëhet deri nga mesi i muajit mars. Atë duhet ta miratojnë parlamentet e shteteve, të cilët kanë nevojë për procedurë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave të Greqisë.

Me atë, formalisht përfundon rrethi i dytë i vlerësimit të reformave greke të vendosura në këmbim të ndihmës financiare nga korriku i vitit 2015.

Greqia njëkohësisht udhëheqë negociata me kreditorët për mekanizmin për lehtësimin e borxhit publik, me modelin pagesor të bazuar në nivelin e rritjes.

Exit mobile version