Site icon PORTALB

MPB: Nuk është kryer asnjë lloj presioni ndaj nëpunëses policore nga udhëheqësia e MPB-së

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme, në kumtesën për media sot kategorikisht i ka hedhur poshtë spekulimet të një pjese të opinionit se ndaj nëpunëses policore, Jasmina Janaçkovska është kryer dhunë fizike.

“Gjithashtu kategorikisht i hedhim si të pavërteta insinuatat se ndaj nëpunëses policore është kryer çfarëdo presioni nga udhëheqësia e MPB-së në lidhje me këtë ngjarje. Ministria për këtë dhe për të gjitha rastet të tjera ka vepruar në mënyrë transparente me qëllim të vetëm që publiku të informohet”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Exit mobile version