Site icon PORTALB

Ministri Spasovski takoi policen që e sulmoi dje Bekir Asani: ja si ndodhi rasti (FOTO)

Spasovski - Janaçkievska

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski sot ka realizuar takim me policen Jasmina Janaçkovska e cila ka treguar se sulmi verbal ndaj saj nisi kur ajo ka dashur ta tërheq veturën e parkuar keq, pronari i të cilit është udhëheqësi i lartë i BDI-së në Çair, Bekir Asani, transmeton Portalb.mk.

Jasmina Janaçkovska

“Gjatë kryerjes së kontrollës së rregullt kam vërejtur disa veturat të cilat kishin qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas procedurës, veturat i kemi fotografuar dhe filluam me tërheqjen e tyre. Në atë moment ka reaguar një person i panjohur për të cilin më pas kuptova se bëhet fjalë për B.A., dhe filloi të bërtasë. Menjëherë kam thirrur përforcim dhe kanë ardhur një numër i madh i shërbyesve policor”, ka thënë Janaçkovska.

Në pyetjen e Spasovskit se a ka qenë e sulmuar fizikisht, Janaçkovska ka thënë se:” ajo është goditur në dorën e majtë në veturën speciale “marimanga”, por nuk ka marrë lëndime serioze e cila gjë u konstatua edhe në kontrollin mjekësor të Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ministri Spasovski, polices Janaçkovska i ka dhënë edhe mirënjohje për punën e kryer në mënyrë profesionale.

Qëllimi i takomit Spasovski – Janaçkovska ka ardhur pasi që kjo e fundit, dje është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së saj dhe që ministri të njoftohet për rastin e djeshëm.

Exit mobile version