Site icon PORTALB

Mickovski: Nuk ekziston Marrëveshje me pushtetin për kthim në Kuvend

Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se janë spekulime njoftimet se partia  e tij është marrë vesh me partitë në pushtet që të kthehet në Kuvend dhe të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq për shpërblim të asaj të lirohen nga paraburgimi të arrestuarit për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Këtë spekulim e dëgjoj prej juve. Absolutisht nuk ka diçka të tillë, ose dikush ka folur për atë. Kuptohet që patjetër ta relaksojmë atmosferën politike në shtet dhe opozita duhet që të jetë pjesë në të, por, ashtu siç thonë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, më e përgjegjshme për mundësinë e ambientit demokratik është Qeveria”, tha Mickovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Në lidhje me deklaratën e djeshme të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, se amendamentet për ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk janë zgjidhje, Mickoski përsëriti se VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se ligji për gjuhët të tërhiqet dhe në vend të saj, të formohet grup punues me ekspertë të cilët do ta miratojnë, siç tha ai, në mënyrë kushtetuese dhe me zgjidhje të aplikueshme.

Në pyetjen se si i vlerëson protestat për emrin e Maqedonisë, Mickovski theksoi se partia e tij e përkrah të drejtën kushtetuese që çdokush, pavarësisht përkatësie politike  të protestojë.

Ndryshe, mbi 35 mijë amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për ligjin e gjuhëve, e kanë paralizuar punën e Kuvendit. Edhe vetë kryeparlamentari Xhaferi, të njëjtat i ka cilësuar si bllokadë të Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq nga ana tjetër VMRO-DPMNE thirret në atë se ato kanë për synim të arrijnë barazi sociale dhe janë në pajtueshmëri me vërejtjet e kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

35.000 amendamentet e VMRO-së për ligjin për gjuhët, Xhaferi pret zgjidhje

Exit mobile version