Më shumë se gjysma e qytetarëve të SHBA-së, përfshirë edhe numrin më të madh të amerikanëve dhe afroamerikanëve konsiderojnë se presidenti Donald Tramp është racist, tregon anketa e Qendrës nacionale për hulumtim të mendimit publik (NORC) të përpunuar për mediat amerikane.
Rezultatet tregojnë se politika e Trampit e ka përkeqësuar situatën e amerikanojugorëve dhe myslimanëve në SHBA, ndërsa gjysma e të anketuarve kanë deklaruar se është përkeqësuar edhe pozicioni i afroamerikanëve.
Gjithsej 57 për qind nga të gjitha grupet e moshuara, përfshirë tetë nga 10 afroamerikanë, rreth 75 për qind e amerikanonjugorëve dhe pothuajse gjysma e të bardhëve kanë vlerësuar se Trampi është racist.
Sondazhi tregon se madje 75 për qind e ithtarëve të Partisë Demokratike janë pajtuar që Trampi është racist, ndërsa vetëm 21 për qind e ithtarëve të Partisë Republikane.
Afërsisht gjysma e amerikanëve, përfshirë dy të tretat e afroamerikanëve kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndër-racore në SHBA janë përkeqësuar vitin e fundit.