Site icon PORTALB

Mbi 600 civilë të vrarë që nga fillimi i ofensivës të forcave proqeveritare siriane në Gutën Lindore

Siri

Siri, foto arkivi

Më së paku 600 civilë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së forcave qeveritare siriane në Gutën Lindore më 18 shkurt, njofton AFP-ja, duke u thirrur në Qendrën siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Intensiteti i sulmeve ajrore dhe bombardimeve në bastionin e fundit kryengritës në kryeqytetin Damask u zvogëlua, prej se Rusia solli pauzë humanitare pesëorëshe çdo ditore në këtë rajon.

Edhe përskaj intensitetit të zvogëluar të luftërave, organizata joqeveritare monitoruese deklaroi se sot janë vrarë edhe tetë civilë, ndërsa janë gjetur edhe trupa tjerë.

Me këtë, numri i civilëve  të vdekur në 10 ditët e kaluara u rrit në 601.

Pas pauzës së sotme humanitare, u përforcua edhe intensiteti i sulmeve ajrore, ndërsa luftërat mes forcave qeveritare dhe kryengritësve u rinovuan në disa pjesë të Gutës Lindore

Exit mobile version