Site icon PORTALB

Gruevski takohet me Ven Xhiabao

Nga takimi i kaluar Gruevski-Xhiabao

Nga takimi i kaluar Gruevski-Xhiabao

Kryeministri Nikolla Gruevski në suaza të vizitës pesëditore në Kinë sot do të realizojë takim me kryeministrin kinez, Ven Xhiabao.

Gjatë takimit, që është i dyti brenda 3 javëve, pritet të bisedohet për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Do tu dërgohet sinjal kompanive kineze të cilat dëshirojnë të investojnë në Evropë, se këtë und ta bëjnë me kushte shumë të përshtatshme nga Maqedonia.

Sot gjithashtu zv/kryeministri për çështje ekonomike Peshevski i shoqëruar nga ministri Vele Samak dhe drejtori i agjencisë për investime të huaja, Visar Fida do të marrin pjesë në forumin e biznesit në qytetin industrial Çengdu.

Exit mobile version