Site icon PORTALB

Arabi Saudite, për së pari herë emërohet një femër zëvendës ministre

Tamader bin Jusef al Rama

Tamader bin Jusef al Rama

Tamader bin Jusef al Rama sot është emëruar në funksionin zëvendësministre e Punës dhe Zhvillimit Social në Arabinë Saudite. Ajo është femra e parë e emëruar në funksion të tillë në historinë e vendit.

Siç lajmëroi më parë MIA, femrat saudite deri të enjten do të mund të paraqiten në ushtri në krahinat Riad, Mekë, Al- Kasim dhe Medinë. Gratë saudite nuk do të mund të shërbejnë në njësi luftarake, por do të mund të punojnë në sigurim.

Vendimi për rekrutim është një nga reformat e shumta me të cilat do të rriten të drejtat e grave në Arabinë Saudite.

Mbreti Salman në qershor solli dekret sipas të cilit gratë mund të drejtojnë automjete, ndërsa nga muaji i kaluar është e lejuar që të shikojnë edhe ndeshje futbolli në stadium. 

Exit mobile version