Site icon PORTALB

Nëse udhëtoni, ja si është gjendja e rrugëve në Maqedoni

komunikacion - dimër

Ilustrim

Komunikacioni në rrugët në vend  po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, në rrugë të lagështa me mbetje nga bora, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndalesa për mjetet e rënda transportuese mëngjesin e sotëm nga ora 07:15 është vendosur në rrugën Dibër – Strugë, ndërsa ende janë në fuqi ndalesat edhe në rrugët Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë nëpërmjet Strazhës, Strugë – pika kufitare Qafëthanë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavotë dhe Presekë.

LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjetit, shpejtësi të përshtatur për lëvizje dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në gryka është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla të dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar- Strazhë, Mavrovë – Dibër- Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Exit mobile version