Site icon PORTALB

Mbi 30 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm në Papua Guinea e Re

Tërmet

Tërmet

Më shumë se 30 persona, katër prej të cilët fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 7,6 ballë sipas shkallës Rihter që e ka goditur pjesën qendrore të Papua Guniesë së Re.

Nga tërmeti janë goditur provincat Lartësitë Jugore dhe Hella në qendër të ishullit më të madh të shtetit të Oqeanit Paqësor.

“Epiqendra e tërmetit ka qenë 560 kilometra nga kryeqyteti i Papua Guinesë së Re, Port Morsbi, në thellësi prej 35 kilometrave, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.

Supozohet se të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Mendi, kryeqytet i provincës Lartësitë Jugore, ndërsa 18 të tjerat në rajonin e Kutubu dhe Bosave.

Prifkti katolik Pius Hall deklaroi se gjatë tërmetit kanë humbur jetën katër fëmijë, ndërsa një fëmijë, së bashku me prindërit e tij janë ngujuar nën rrënoja.

Kompanitë e minierave, mes të cilave edhe amerikania “Ekson Mobajl” (ExxonMobil) kumtuan se i vlerësojnë dëmet, ndërsa disa firma evakuojnë një pjesë të personelit.

Sipas aktivistit Martin Namorong gazrat e dëmshme dhe tubat për mbeturina nga xehet kanë shkaktuar derdhje serioze helmuese.

Exit mobile version