Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim protokollar me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan, të cilët gjenden në vizitë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Konferencës së Komisioneve parlamentare për Çështje Evropiane dhe Integrime të shteteve të përfshira në procesin e Stabilizim Asocimit nga Evropa Juglindore – KOSAP, që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Xhaferi i informoi eurodeputetët për aktivitetet rrjedhëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për ngjarjet e fundit në planin politik në vend.
Në këtë takim protokollar, siç tuhet në kumtesë edhe njëherë u vërtetuan angazhimet e Parlamentit Evropian për përforcimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në drejtim të mbështetjes së proceseve eurointegruese të vendit dhe realizimit të proceseve reformuese të domosdoshme për marrjen e raportit pozitiv për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në familjen evropiane.