Site icon PORTALB

Është shtyrë seanca për rastin “Ryshfet”, Zaev është në Londër

Pas kërkesës së mbrojtjes së Zoran Zaevit, gjykimi për lëndën “Ryshfet” ku ai është i akuzuar është shtyrë për më 6 mars, konfirmuan nga Gjykata Penale, transmeton Portalb.mk.

Seanca e kaluar është shtyrë pas kërkesës së prokurorit publik i cili e ka njoftuar gjykatësin e ri, Darko Todorovski se nuk ka pasur mundësi të merr pjesë në gjykim.

Përndryshe, Zoran Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për kërkim dhe për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov-Saçevllaev, lidhur me legalizimin e një toke.

Exit mobile version