Site icon PORTALB

Junker: Nuk kam thënë që Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë patjetër në BE në vitin 2025

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, Foto nga TCH

Junker gjatë vizitës së tij në Tiranë deklaroi se asnjëherë nuk ka thënë që patjetër Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian në vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

“Kundër asaj që thuhet gjithkund, as Komisioni e as unë nuk kemi thënë që Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë anëtare të BE-së deri në vitin 2025. Data është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

“Si datë për pranim në vitin 2025 është e hapur për të gjitha vendet kandidate edhe në varësi të asaj se a deri atëherë, ose më herët do t’i plotësojnë kriteret për anëtarësim, ne do t’i shpërblejmë përpjekjet e tyre”, shtoi ai.

Junker sot do ta vizitojë Beogradin në kuadër të turneut të tij.

Exit mobile version