Site icon PORTALB

Ronaldo po kujdeset si një kapiten për të ndihmuar Benzeman

Përqafim i dyshes Benzema - Ronaldo

Përqafim i dyshes Benzema - Ronaldo

Cristiano Ronaldo po kujdeset si një kapiten që të ndihmojë Karim Benzeman.

Francezi po kalon nëpër një periudhë të vështirë në karrierë, gjersa i gjithë ekipi po mundohet ta ndihmojë në forma të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Një prej të tillave ishte edhe në ndeshjen e fundit, ku madrilenët triumfuan me rezultat 4-0 kundër Alavesit.

Gareth Bale fitoi një penalti pasi që u ndal në mënyrë të palejueshme në zonën e rreptësisë dhe si zakonisht, ekzekutuesi i penaltive te Real Madridi është Cristiano Ronaldo.

Por, ky i fundit nuk e mori përgjegjësinë e gjuajtjes së penaltisë, ku topin ia dha Benzemas që arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit.

Kujtojmë se edhe në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, kur Karim dështoi të shënonte në një rast të minutës së fundit të takimit dhe vërshëllimat u dëgjuan, Cristiano doli para tifozëve duke kundërshtuar qëndrimin e tyre. Dhe, pasi shënoi, e bëri protagonist për asistimin e tij.

Ndryshe, Benzema në këtë sezon deri më tani ka shënuar tetë gola në të gjitha garat duke përfshirë katër vetëm në La Liga.

Exit mobile version