Site icon PORTALB

Micotakis reagon ndaj frazës së Merkelit “kryeministër i Maqedonisë”

Kirjakos Micotakis

Kirjakos Micotakis

Qëndrimi i Merkelit se në Berlin e përshëndet kryeministrin e Maqedonisë, sipas liderit të partisë opozitare greke Demokracia e Re, nuk është i dobishëm në momentin konkret. Kirjakos Micotakis, në intervistë për televizionin grek Skaj, tha se “duhet të evitohet prëdorimi i termeve “maqedonas” dhe “Maqedoni” për Shkupin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Kryetari i Dmeokracisë së Re opozitare i dërgoi kritika të ashpra Ciprasit lidhur me atë se si menaxhon me çështjen për emrin, thotë se kryeministri grek që prej fillimit po zhvillon poltikë të gabuar negociuese, sepse është dashur, sipas Micotakis, që në fillim të kërkojë ndryshime kushtetuese.

Sipas kryetarit të Demokracisë së Re, marrëveshje me këto karakteristika, nuk është e pranueshme për partinë e tij, sepse nuk i shërben interesave nacionale, ndërkaq zgjidhja “duhet t’i mbrojë interesat nacionale, të përballet me çështjet me irredentizmin dhe të sigurojë se të gjitha ndryshimet që do të bëhen, do të jenë ndryshime në Kushtetutën e Shkupit”.

Exit mobile version