Prej tetorit të vitit të kaluar deri më tani në Serbi janë regjistruar gjithsejt 2.607 raste të fruthit, kumtoi Instituti për shëndet publik i Serbisë, “Dr Millan Jovanoviq Batut”, transmeton MIA.
Pacienti më i ri është 15-ditësh, ndërkaq më i moshuari 65 vjeç.
Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës më të vogël se pesë dhe më të vjetër se 30 vjeç. Shumica e të sëmurëve – 94 për qind, nuk kanë qenë të vaksinuar, kanë qenë të vaksinuar në mënyrë jo të plotë apo me status të panjohur të vaksinimit.
Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 33 për qind janë hospitalizuar apo hospitalizimi është në rrjedhë.
Nga komplikime të rënda nga fruthi ështër egjistruar edhe ndezje e trurit tek një person dhe ndezje në mushkëri tek 292 perosna të sëmurë.