Site icon PORTALB

BDI: Nuk ka keqpërdorime me paratë për anëtarësi

Selia BDI-së

BDI-ja nuk mendon se e ka shkelur ligjin duke mbledhur para për anëtarësi partiake.

Pas ankesës së Transparensi Interneshënal – Maqedoni (TI-M), Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) konfirmoi “ekzistimin e dyshimit bazë për keqpërdorim të mjeteve buxhetore dhe mjeteve nga fondet publike në financimin e BDI-së dhe për këtë me shkrim e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike Shkup për shkak të veprimit të mëtutjeshëm”.

Sipas analizës së Raportit vjetor për anëtarësi për donacione për vitin 2016, TI-M ka vënë në dukje se “në listë si donatorë të BDI-së paraqiten edhe ndërmarrjet SHA Postat e Maqedonisë, SHA Aeroportet e Maqedonisë dhe NP Hekurudhat e Maqedonisë – infrastruktura, që, siç theksohet, është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe Ligjit për financimin e partive politike”.

Një funksionar i lartë i BDI-së sqaron se të gjithë funksionarët e emëruar dhe të përzgjedhur të BDI-së japin nga pesë për qind nga pagat për anëtarësi në parti. Në institucionet e theksuara me urdhëresë të përhershme u ndalen mjete funksionarëve të emëruar nga BDI-ja dhe i transferojnë paratë nga pagat e tyre në llogarinë e partisë, transmeton MIA. 

“Nëse bën falsifikim ose keqpërdorim pse të shkohet përmes bankës”, theksoi ai.

Funksionari i BDI-së mendon se gjithashtu Transparensi Interneshënal – Maqedoni është dashur të kërkojë mendim nga BDI-ja lidhur me këtë.

Drejtorët, për shembull, tha ai, paguajnë anëtarësi nga paga me urdhëresë të përhershme dhe kjo perceptohet sikur hekurudha ta financojë BDI-në.

Në muaj BDI-ja mbledh rreth tre deri katër mijë euro dhe me ato para mbahet partia, paguhet rryma, uji… Selia në Tetovë për shembull thotë ai, është në hapësirë me qira.

Exit mobile version