Site icon PORTALB

Thaçi: BE-ja duhet të tregojë lidership

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar, Carl Bildt nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me të cilin janë pajtuar që viti 2018 është një mundësi për rajonin, që të forcojë perspektivën evropiane.

“Me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt, u pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane.

Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version