Site icon PORTALB

Nga korriku çmime më të ulta për roaming në Evropë

Kjo ulje është pjesa e parë e planit të Komisionit Evropian

Kjo ulje është pjesa e parë e planit të Komisionit Evropian

Parlamenti evropian me shumicë të madhe votoi ulje të re të çmimeve të roamingut për thirrje dhe internet nëpër Evropë. Ky vendim ishte paralajmëruar më parë, ndërkaq tani është zyrtarizuar. Nga korriku çmimet e roamingut do të jenë maksimum 29 cent për minutë, të thirrjes si dhe 70 cent për megabajt internet.

Kjo ulje është pjesa e parë e planit të Komisionit Evropian që t’i ulë çmimet e roamingut sa më shumë që mundet deri në vitin 2015. Sipas Komisionit, çmimet deri tani ishin shumë të larta për të komunikuar shfrytëzuesit lirshëm ndërmjet vendeve anëtare, që ndikonte negativisht në ekonominë dhe tregtinë e Evropës “pa kufi”./Portalb

Exit mobile version