Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia opozitare nuk do ta mbështet ndryshimin e kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë, e as që do të mbështet zgjidhje për kontestin e emrit, transmeton Portalb.mk.
Nëse vjen në një zgjidhje të pranueshme reciproke, kjo sipas Mickoskit, duhet të vendoset në referendum. Ai në një intervistë për TV24 tha se VMRO-DPMNE nuk do të jetë alibi i dikujt për dështim, as nuk do të jetë apologji, pa kushte, e një zgjidhjeje që do të ishte në kundërshtim me interesat e Republikës së Maqedonisë.
Mickoski nuk përgjigjet se a do të jep mbështetje partia e tij nëse ka zgjidhje të pranueshme që do të duhet të votohet në Kuvend.
“Kur do të vijë ai moment VMRO0DPMNE do të jep qëndrim”, tha ai.
Çështja e emrit, a ka nevojë reale për ndryshimin e kushtetutës të Maqedonisë?