Site icon PORTALB

Maqedoni, shtyhet funksionimi i Akademisë së mësimdhënësve

Arsimtarët

Arsimtarët

Në pakon e reformave qe u bënë në arsim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë qeverisjes së VMRO-së dhe BDI-së, ishte pjesë edhe formimi i Akademisë se mësimdhënësve, e cila duhej të fillonte të funksiononte nga viti 2016-2017, akademi kjo që u vlerësua si nënçmuese, e dëmshme dhe e panevojshme për tu krijuar, njofton Portalb.mk.

Edhe pse asnjëherë nuk funksionoi si duhet, pasi që nuk u arrit të përfundohet procesi i formimit të saj, tani me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsimin e lartë u vendos që të shtyhet funksionimi i saj, dhe deri më 28 shkurt të këtij viti, mësimdhënësit do të kenë mundësinë të japin propozime dhe sugjerime lidhur me funksionimin e kësaj akademie pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq në pakon e reformave në arsim u tha se për tu punësuar në arsim, mësuesit e ardhshëm do të duhet të regjistrohen në akademinë për mësues, për qëllim që të përmirësohet gatishmëria profesionale e kuadrit të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

“Akademia për mësues do të punojë sipas parimit të punës së Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve. Roli i akademisë do të jetë që të përmirësojë aspektet pedagogjiko-psikologjike dhe aspekti metodologjik i profesionit mësimdhënës. Studentët që  kanë përfunduar studimet për mësimdhënës do ti nënshtrohen trajnimit 12 mujor, informoi ministri. Pas përfundimit të trajnimit studentët do të japin provim pranues dhe do të pajisen me licencë për të punuar si mësimdhënës”, thuhej në këto reforma./Portalb

Exit mobile version