Presidenti palestinez Mahmoud Abbas në adresimin e tij sot para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për njohjen e Palestinës si anëtare e plotëfuqishme e KB-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
“I thërras vendet që ende nuk e kanë bërë atë, Palestinën ta njohin si shtet”, tha presidenti palestinez.
Krahas kësaj, Abbas bëri thirrje edhe për formimin e mekanizmit multilateral për zgjidhjen e çështjes palestineze.
Ai theksoi se populli palestinez tashmë 70 vite po vuan dhimbjet dhe vuajtjet, siç tha, në territorin e tij.
Kritikoi Kombet e Bashkuara, duke pohuar se kjo organizatë deri tani nuk ka qenë e suksesshme në zgjidhjen e çështjes palestineze.
Për Izraelin tha se ky vend e sheh veten mbi të drejtën ndërkombëtare.
Ai theksoi se formimi i mekanizmit multilateral është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes palestineze.
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të marten u mbajt mbledhje në të cilën u debatua për situatën momentale në Palestinë.