Site icon PORTALB

Tërmet në ishullin grek Alonisos

Ilustrim

Tërmet me intensitet prej 4,3 ballë sipas shkallës së Riterit është regjistruar në ishullin grek Alonisos në Detin Egje, njoftoi edicioni elektronik i gazetës “Proto tema”.

Tërmetin e kanë ndjerë edhe banorët e ishujve fqinj Skopelos, Skijatos, por edhe në disa pjesë të Greqisë kontinentale.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në pjesën veriore të ishullit Alonisos.

Nuk ka informacione për persona të lënduar, e as për dëme të shkaktuara materiale

Exit mobile version