Janë bërë të ditur fituesit e çmimit të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA) për vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e 71-të e BAFTA u organizua në sallonin për koncerte Royal Albert Hall në Londër.
Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Natalie Dormer, Salma Hayek si dhe Duka i Cambridge Princi William dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Cambridge Kate ishin në mesin e atyre që u shfaqën në qilimin e kuq.
Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” i regjisorit anglez Martin McDonagh u zgjodh filmi më i mirë. Aktorja kryesore e filmit, amerikanja Frances McDormand u zgjodh aktorja më e mirë. Filmi gjithashtu fitoi edhe çmimet filmi më i mirë në kategorinë dramë, aktori më i mirë ndihmës, skenari më origjinal dhe filmi më i mirë anglez.
Ndërkohë aktori anglez Gary Oldman fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Darkest Hour”. Ndërsa regjisori më i mirë u zgjodh meksikani Guillermo Del Toro i filmit “The Shape of Water”.
Çmimet BAFTA të cilat çdo vit ndahen 2 javë para çmimet e Oscar-it, janë një paralajmërues se kush mund të fitojë çmimet Oscar.
Kategoritë dhe fituesit e çmimit BAFTA janë:
Filmi më i mirë: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Regjisori më i mirë: Guillermo Del Toro (The Shape Of Water)
Aktori më i mirë: Gary Oldman (Darkest Hour)
Aktorja më e mirë: Frances McDormand (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)
Aktori më i mirë ndihmës: Sam Rockwell (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)
Aktorja më e mirë ndihmëse: Allison Janney (I, Tonya)
Skenari më origjinal: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Dokumentari më i mirë: I Am Not Your Negro
Filmi më i mirë anglez: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Kinematografia më e mirë: Blade Runner 2049
Skenari më i mirë i përshtatur: Call Me by Your Name
Filmi më i mirë i animuar: Coco
Filmi më i mirë i huaj: The Handmaiden
Dizajni i produksionit më të mirë : The Shape Of Water
Efekti vizual më i mirë: Blade Runner 2049
Flokët dhe grimi më i mirë: Darkest Hour
Dizajni i Kostumit më të mirë: Phantom Thread
Zëri më i mirë: Dunkirk
Muzika më origjinale: The Shape Of Water