Janë kapur dy persona të mitur dhe një 18 vjeçar nga Tetova, të cilët gjatë muajit janar dhe shkurt kanë kryer 14 vjedhje të rënda, prej të cilave 9 janë në kisha ortodokse, ndërkaq 5 në shtëpi të kurbetçarëve, të cilët përkohësisht jetojnë jashtë vendit, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.
Sipas policisë, ata dyshohen për vjedhje në kishat në: fshatin Falisht, Radiovcë, Tudenc dhe në disa objekte kishtare në Tetovë. Nga kishat të cilët kanë vjedhur në periudhën e kaluar, gjithsej kanë marrë 30.000 denarë dhe dy ikona të vogla.
“Njëkohësisht, këto persona, bashkë me një të mitur tjetër M.A. (17) nga fshati Uzormisht, dyshohet se kanë kryer edhe 5 vjedhje të rënda nëpër shtëpitë e personave që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Të dyshuarit dhunshëm kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe u kanë marrë televizorë dhe mjete të ndryshme, dhe më pas mjetet e vjedhura ua kanë shitur personave tjerë. Personat e vjedhura do t’u merren dhe do t’u kthehen pronarëve. Kundër personave do të dorëzohen paraqitje përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.