Site icon PORTALB

LSDM: Qeverisja e VMRO-së do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar

VMRO-DPMNE përhap gënjeshtra, nxjerrje a qymyrit është 40 për qind më e lirë se në periudhën kur VMRO-DPMNE udhëhiqte ELEM-in dhe REK Bitolën, thuhet në reagimin e LSDM-së për njoftimin e VMRO-DPMNE-së në të cilin kjo parti e akuzon për harxhimin e parave të popullit.

“VMRO-DPMNE, partia qeverisja e të cilës do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar, vazhdon me dëshpërim të përhapë gënjeshtra”, citohet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM në reagimin e tyre thonë se përfundoi koha e partizimit të kompanive shtetërore që funksionojnë si firma të VMRO-DPMNE-së.

“Menaxhuesit e rinj të ELEM, REK Bitola dhe firmave të tjera shtetërore dhe ndërmarrjeve publike  punojnë me ekonomizim, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve dhe jo në interes të një grupi të vogël të individëve siç ishte në rastin me qeverisjen e VMRO-DPMNE-së” citohet në reagimi e LSDM-së.

Exit mobile version