Katër persoa janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje që nisi përpara një shtëpie në rrugën “Betovena” në Butel të Shkupit.
Sipas informacioneve nga MPB-ja , konflikti ka filluar në orën 14:50 minuta me siguri për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore-juridike midis vëllezërve J.I. dhe J.I. dhe burrit të motrës së tyre E.D. nga njëra anë dhe vëllëzërve X.D dhe A.D nga ana tjetër.
Zënka verbale kaloi në përleshje fizike dhe më pas u qëllua me armë zjarri në ajër.
Nga MPB-ja konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Butel, dhe theksojnë se të shtënat janë gjuajtur në ajër dhe se shkaku i konfliktit është se ka pasur keqkuptime mes të involvuarve.
Nëpunësit e policisë , shtojnë nga MPB, menjëherë dolën në terren dhe po marrin masa për zbardhjen e rastit.