Site icon PORTALB

Tri arsyet më të zakonshme për zënkë në lidhjet e lumtura

Në çdo zënkë, më e rëndësishmja është ta keni në mendje se komunikimi me partnerin duhet të vazhdojë, madje edhe nëse bëhet me zë të lartë.

Zënka është një lloj komunikimi dhe në atë mënyrë zgjidhen problemet.

Të gjithë e bëjnë atë

Të gjitha çiftet zihen dhe kjo është normale. Kur ndjeheni të frustruar ose jeni të nevrikosur, thoni atë hapur, shprehni brengosjen tuaj, vlerëson këshilltari, Rakel Susman.

Keni prioritete të ndryshme financiare

Ju dëshironi një shtrat të ri, ai dëshiron të investojë diçka. Dëshirat e ndryshme tek çiftet gjithashtu janë shumë normale, ndërsa më e rëndësishme është secili t’i shpreh dëshirat e veta – që gjërat të mos bëhen “më të mëdha” dhe më serioze, gjithsesi.

“Gjëra të imëta”

Kjo ka të bëjë me përditshmërinë, si larja e rrobave apo larja e enëve. Secili i ka shprehitë e veta dhe mënyrat  se si e bën gjithë këtë. Lëshoni pe, çlirohuni, respektoni shprehitë e tjetrit, por edhe kërkoni respekt për veten.

Exit mobile version