Site icon PORTALB

Rita Ora niset për Kosovë, publikohet videoja

RITA ORA

Këngëtarja me prejardhje kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare, Rita Ora do të qëndrojë sot në Kosovë.

Ajo do të jetë pjesë e koncertit qendrorë që organizohet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Nga organizatorët është konfirmuar se këngëtarja do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, ndërsa në orën 15:00 do të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do ta presë në takim kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video në të cilën është shfaqur në aeroport bashkë me disa bashkëpunëtorë të saj duke u bërë gati për tu nisur në Kosovë.

Kujtojmë që Rita do të performojë sonte nga ora 22:00 në sheshin “Skënderbeu”. /Lajmi.net/

 

Exit mobile version