Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim paraqet pikë kthesë në raportet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, deklaroi shefi i shtetit bullgar, Rumen Radev pas takimit në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev.
Ai u shprehi falënderim kryeministrit Zaev dhe presidentit Ivanov, për, siç tha, trimërinë e tyre, vizionin dhe qëndrimin qytetar, sepse e bënë të mundshme këtë perspektivë për miqësi në marrëdhëniet tona, për çka Bullgaria çdoherë ka qenë e hapur, transmeton MIA.
“Posaçërisht dëshiroj ta falënderoj kryeministrin Zaev sepse me trimërinë e tij, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, pas shumë vite pritje, u nënshkrua. Ajo pozitë dha inkurajim se prioritetet për Ballkanin Perëndimor mund të jenë realitet”, tha Radev.
Marrëveshja për miqësi mes dy vendeve, sipas kryeministrit të Maqedonisë, tashmë po i jep rezultatet e para, ndërkaq vizita po ndodhë në kohën kur Bullgaria kryeson me Bashkimin Evropian, dhe e cila i jep rëndësi të madhe zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor.
“Sot dëshiroj të ndaj gëzim të madh që Marrëveshja për miqësi mes dy vendeve tona i sjellë rezultatet e bukura. Secili ministër nga Qeveria e RM-së ka qenë tashmë për vizitë në Bullgari. Këtu u vendosën çdo lloj marrëveshjesh për bashkëpunim”, tha kryeministri.
Ka filluar përpunimi i, siç tha, dokumentacionit teknik për rrjetin gazpërçues Petriç-Strumicë, është rritur kapaciteti i bartjes së energjisë nga Bullgaria drejt Maqedonisë, ndërkaq tashmë u fol për infrastrukturën rrugore të venkalimit të ri kufitar Klepalo.
“Njëkohësisht u nënshkruan shumë marrëveshje. Presim që në mars-prill të ulen çmimet e roamingut mes dy vendeve. I shfrytëzojmë laboratoret e Bullgarisë, ndajmë prëvoja edhe në minsitritë e mbrojtjes që me trajnime të veta dhe qendra të cilat ia japin armatës dhe policisë sonë. Por, ajo që është më me rëndësi është që vëllimi i tregtisë tashmë është rritur për 10 deri 12 për qind. kemi grupe të përbashkëta muzikore, shfaqje të përbashkëta teatrale”, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev.
Presidenti bullgar Radev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë tashmë u takua me nikoqirin e tij, shefin e shtetit, Gjorge Ivanov. Dy presidentët nesër do të kenë takim me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve.
Në Maqedoni Radev shoqërohet nga dy mitropolitë. Siç është e ditur, Kisha ortodokse e Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit kërkoi që Kisha ortodokse e Bullgarisë t’i bëhet Kishë-amë.