Site icon PORTALB

Jennifer Aniston është ndarë nga burri i saj

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Çifti hollywood-ian Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë vendosur të ndahen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për Associated Press nëpërmjet zëdhënësve të tyre, çifti ka njoftuar se në fund të vitit të kaluar kanë marrë vendim që t’i japin fund martesës së tyre pas dy vite e gjysmë.

Aniston dhe Theroux kanë thënë se ndjejnë nevojën për të bërë një deklaratë të tillë për t’i “parandaluar spekulimet e mëtejshme” lidhur me marrëdhëniet e tyre.

Aktorja Aniston dhe aktori, skenaristi dhe regjisori Theroux në vitin 2012 ishin fejuar ndërsa në vitin 2015 u martuan.

Çifti nuk ka fëmijë. Ata kanë luajtur së bashku në filmin “Wanderlust” në vitin 2012.

Exit mobile version