Site icon PORTALB

“Fokus”: Një bisedë telefonike e zbulon konspiracionin për vrasjen e Zaevit?

Javorja “Fokus”, në numrin e saj më ri thotë se ka mësuar detale për skenarin e përgjakshëm që është dashur të luhet në shtëpinë legjislative më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Portlb.mk.

“Zoran Zaev atë duhet do të duhej që të vritet, për çka ka ekzistuar edhe bisedë telefonike mes dy bashkëbiseduesve. Ai i cili duhej që ta kryej vrasjen, në bisedë ka thënë se nuk e ka bërë pasi që nuk ka pasur shënjestër të pastër”, shkruan “Fokus”.

Ndryshe, më 27 prill të vitit të kaluar, në shënjestër të dhunuesve të cilët akuzohen për terrorizëm ishin kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ashtu siç u njoftua edhe nëpër media, të dy, u sulmuan përgjakshëm, ndërkaq Sela ishte edhe në rrezik për jetë.

Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Exit mobile version