Site icon PORTALB

Seanca solemne e Pavarësisë së Kosovës shtyhet për të dielën

Kuvendi i Kosoves

Seanca solemne që ishte paralajmëruar të mbahej më 17 shkurt për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk do mbahet këtë të shtunë.

Lajmin për media e ka konfirmuar Zyra e Protokollit nga Kuvendi i Kosovës, njoftojnë mediat kosovare.

“Seanca solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e planifikuar të mbahet të shtunën më 17 shkurt 2018, është shtyrë për të dielën më 18 shkurt 2018 – me fillim nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin për media.

Raportohet se kjo shtyrje është bërë për shkak të Konferencës së Sigurisë së Munihut dhe me “kërkesë” të miqve ndërkombëtarë.

Exit mobile version