Një fëmijë shtatëvjeçar është rënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë rreth orës 18 në rrugën “20” në fshatin Saraj.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se fëmijën e ka goditur një makinë “Seta Ibica” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.T, (60) nga Shkupi.
Pas aksidentit, fëmija me një makinë tjetër është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar këndime të rënda trupore dhe është mbajtur për kurim.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup.