Mbi 70 organizata civile në vend janë kyçur në Rrjetin Joformal të Qëndrueshmërisë Financiare të Organizatave Civile me qëllim që të bëjnë ndryshime ligjore të tretmanit tatimor të organizatave civile; lehtësime tatimore për donacione dhe sponzorime për Organizatat Civile dhe lidhje me statusin e organizatës nga interesi publik; sistemi llogaridhënës për organizatat joprofitabile; statusin e organizatës si punëdhënës e kështu me radhë, transmeton Portalb.mk.
Sipas përfaqësuesve të organizatave civile, qëndrueshmëria financiare është sfida kryesore me të cilën përballen në punën e tyre. Ndryshimi i rrethinës ligjore në të cilin funksionojnë do të mund të kontribuonte në ndërtimin e organizatave të qëndrueshme civile që ofrojnë zgjidhje për sfidat e bashkësive.
“Rrjeti e bashkon sektorin civil që së bashku të përfaqësohemi dhe të ndihmojmë në arritjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë financiare. I shohim institucionet si bashkëbiseduesi dhe parteri ynë në krijimin e rregullave që do të njohë specifikat e sektorit civil”, drejtoresha e Konekt, Nikica Kusinikova.
Kërkesat për aktivitete dhe ndryshime ligjore do të bazohen në përfundimet e rekomandimeve të përmbajtura në hetimin e analizave. Njëra nga to është – Analiza e ligjit për llogaritje të organizatave joprofitabile që i është prezantuar nxënësve dhe është përgatitur nga Qendra e Politikës Tatimore.
Gjithsej 73 organizata civile janë anëtare e Rrjetit joformal për qëndrueshmëri financiare.
Në pajtim me të dhënat e fundit, organizata aktive mund të konsiderohen ato të cilat i kanë dorëzuar faturë përfundimtare ose kanë dorëzuar deklaratë, të cilat janë gjithsej 4.148, d.m.th. 1.497 organizata kanë dorëzuar fatura përfundimtare, ndërsa 2.651 kanë dorëzuar vetëm deklaratë/vendim në vitin 2015.